Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Demhasaj transferohet tek Aarau

Sulmuesi kosovar, Shkëlqim Demhasaj është transferuar te skuadra e Aaraut në kategorinë e dytë të Zvicrës.

Ai tek Aarau ka kaluar nga skuadra elitare e Zvicrës, Grasshoppers.

Sulmuesi 27-vjeçar me Aaraun ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Ai në sezonin 2022/23 shënoi tri gola dhe asistoi dy herë në 13 ndeshje në elitën e futbollit zviceran.

Më herët karrierë ka bërë edhe te Winterthuri, Luzerni dhe Schaffhauseni. Për Kosovën ka luajtur një ndeshje.