Skuadra elitare e Zvicrës, Grassopper ka liruar sulmuesin kosovar, Shkëlqim Demhasaj.
Kështu ka bërë të ditur të mërkurën “Blick”. “Klubi e informoi atë se duhej të kërkonte një klub të ri”, shkruan gazeta zvicerane.
Sulmuesit 26-vjeçar i skadon kontratë në fund të sezonit aktual.
Ai këtë edicion në Superligën e Zvicrës ka pasur vetëm 33 minuta në tri ndeshje.