Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vladi kthehet tek Aarau

Shkëlqim Vladi

Shkëlqim Vladi është kthyer tek Aarau, që garon në Kategorinë e Dytë të Zvicrës.

Aarau ka arritur marrëveshje me Luganon për huazimin e sulmuesit 25-vjeçar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vladi luajti për St. Gallenin në Superligë gjatë stinorit vjeshtor të edicionit 2025/2026.
Në 12 ndeshje në Superligë shënoi një gol.

“Me cilësitë e tij të realizimit të golave dhe përvojën, Vladi është një shtesë e shkëlqyer për sulmin tonë. Jemi të kënaqur që ai do t’i bashkohet ekipit tonë në gjysmën e dytë të sezonit”, ka thënë drejtori sportiv i Aaraut, Elsad Zverotiq.

Vladi luajti edhe më herët për Aaraun para se në vitin 2023 t’i bashkohej Luganos.

Me Luganon, Vladi ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.