Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vladi synon Superligën e Zvicrës me Aaraun

vladi

Qëkur u kthye tek Aarau në kategorinë e dytë të Zvicrës, Shkëlqim Vladi ka nisur shkëlqimin sërish. Ai në një intervistë dhënë për “BlueSport” të shtunën, ka thënë se ndihet rehat te kjo skuadër. Ndërkohë, ka folur edhe për periudhën e vështirë në Superligën helvetike. 

Vladi u kthye në dimër tek Aarau dhe i ka shënuar nëntë gola në 11 ndeshje. Në gjashtë ndeshjet e fundit i ka shtatë gola të realizuar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vitin 2023, Vladi u largua pas një viti e gjysmë të suksesshëm tek Aarau dhe u transferua te Lugano për 700 mijë franga zvicerane në Superligën e Zvicrës.

Pasuan dy vite të vështira për të. 

“Nuk ishte e lehtë. Gjuhë e re, ambient i ri dhe ekip i ri”, ka thënë Vladi. Në verën e kaluar u huazua te St. Galleni. Edhe aty pati telashe dhe e shënoi vetëm një gol në pjesën e parë të kampionatit. 

Por, Vladi tani është i huazuar tek Aarau deri në verë dhe e ka gjetur formën sërish. 

Ai me mesatare prej 0.59 gola për ndeshje, e ka mesataren më të mirë të ndonjë lojtari të Aaraut në 45 vjetët e fundit. 

Aarau në këtë edicion është duke luftuar për t’u inkuadruar direkt në Superligë për edicionin tjetër.