Valon Fazliu ka kontribuuar edhe me një asistim për një tjetër fitore të Aaraut në “Challenge League” të Zvicrës.
Aarau fitoi në udhëtim te Schaffhauseni me rezultatin 2:0 të premten, në kuadër të xhiros së tetë të rangut të dytë të futbollit helvetik.
Fazliu asistoi në golin e parë të ndeshjes në minutën e 23-të, për Bastien Conusin.
Fazliu e kompletoi ndeshjen, ndërsa te Aarau luajti edhe Shkëlqim Vladi, Milot Avdyli e Imran Bunjaku. Shkëlzen Gashi dhe Arijan Qollaku ishin në bankën rezervë.
Te Schaffhauseni luajti Bujar Lika titullar, kurse u inkuadrua edhe Leonardo Uka.
Aarau është lider me 15 pikë në tetë ndeshje. Schaffahuseni në pozitën e shtatë ka 10 pikë.
Artikuj të ngjashëm