Ka shumë shqiptarë që bëjnë karrierë në rangun e dytë të futbollit të Zvicrës, ndërsa të premten disa prej tyre kanë qenë vendimtarë me gola e me asistime.
Lirik Vishi ka shënuar golin e fitores për 4:3 në minutën e 82-të për skuadrën e Yverdonit, që mposhti në udhëtim Schaffhausenin. Bujar Lika asistoi në golin e dytë të skuadrës vendëse, por nuk doli të jetë i mjaftueshëm për të marrë një pikë në këtë ballafaqim.
Në ndeshjen tjetër që e fitoi Aarau në udhëtim te Thuni 3:2, vendimtarë në fitore ishin Valon Fazliu e Shkëlqim Vladi.
Vladi asistoi në golin e Fazliut në minutën e 14-të për 0:1, ndërsa Fazliu realizoi tjetër gol në minutën e 26-të për 0:3.
Yverdoni prin në “Challenge League” të Zvicrës me 55 pikë.