Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hashani, Mici e Krasniqi thonë se aplikimi i VAR-i është hap para për futbollin e Kosovës

Trajnerët e futbollit, Erdin Hashani dhe Leotrim Krasniqi si dhe futbollisti i Prishtinës, Gledi Mici mendojë që aplikimi i sistemit VAR është një hap para për futbollin kosovar.

“Është e mirë që po kthehen tifozët. Pa tifozë futbolli nuk ka hijeshi. Nëse të kaluarën ka pasur gabime, tash do të ketë më pak. Shpresoj që do të ketë cilësi më shumë”, tha Hashani. “VAR-i dhe formimi i Ligës U21 janë shumë pozitive për futbollin e Kosovës”, theksoi Krasniqi. “Na gëzon si lojtarë, pasi do të ketë më pak gabime. Është mirë edhe për gjahtarët dhe të gjithë. Është hap para për futbollin e Kosovës. Nuk kemi çka të bëjmë më presion pasi është ekrani dhe shihet gjithçka”, u shpreh Mici.