Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Plani ambicioz i FFK-së, VAR-i edhe në Ligën e Parë

Aplikimi i sistemit VAR në Superligë po vlerësohet shumë i dobishëm nga Federata e Futbollit të Kosovës. Sipas FFK-së, VARI-i po reflekton siguri, duke mënjanuar gabimet eventuale dhe duke hequr dilemat.

Por FFK ka plane tjera ambicioze që lidhen me VAR-in. Këtë sistem synon ta shtrijë edhe në Ligën e Parë, ndonëse infrastruktura e klubeve të kësaj lige lë shumë për të dëshiruar.

“Komiteti Ekzekutiv diskutoi që të krijohen mundësinë që sistemin VAR ta fillojë ta aplikojë edhe në Ligën e Parë nga kampionati i ardhshëm, e pse jo në ndonjë ndeshje me rëndësi edhe në këtë kampionat. Por kjo kërkon një analizë të gjithanshme”, thuhet në një njoftim të FFK-së.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhje të enjten. VAR-i është vlerësuar lartë edhe nga të përfshirët tjerë në futbollin kosovar.

FFK-ja ka vendosur që më 22 dhjetor të shpall më të mirët e vitit.