Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK: VAR-i do të përdoret në ndeshjen e Superkupës, Prishtina – Llapi

Nga 17 gushti, sistemi VAR do të përdoret edhe në futbollin e Kosovës.

VAR-i do të startojë me ndeshjen e Superkupës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës, pas mbledhjes që ka mbajtur Komiteti Ekzekutiv, organ që ka marr edhe disa vendime të tjera.

“KE shqyrtoi edhe ecurinë e përgatitjes së aftësimit dhe instalimit të sistemit VAR, duke konstatuar se aftësimi i kuadrit dhe instalimi i VAR-it do të fillojë me ndeshjen e Superkupës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, e cila do të zhvillohet më 17 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të vazhdojë me ndeshjet e Superligës. Me këtë rast KE falënderon ekipin e VAR-it për një angazhim të jashtëzakonshëm në mënyrë që sistemi i VAR-it të fillojë me kohë, e ku FFK-ja është e para në rajon që ka arritur me një kohë rekorde të instalojë këtë sistem që është tepër i dobishëm dhe ndihmesë e madhe për gjyqtarët e që kontribuon në mbarëvajtjen garave”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“KE është afër arritjes së Marrëveshjes për sponsorizim edhe të Ligës së Femrave dhe të gjyqtarëve të futbollit me Bankën Ekonomike. Gjithashtu Kompania “Fit-together” do të sponsorizojë Kombëtaren A dhe Superligën me mjete që mundësojnë matjet vitale të parametrave gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve për futbollistë”.

Po ashtu, është marrë vendimi për krijimin e Ligës U21 si është miratuar kërkesa e largimit të Eroll Salihut nga pozita e sekretarit të FFK-së.

Artikuj të ngjashëm