Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Giroudi do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Romës

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka marrë lajme të mira të enjten pasi Olivier Giroud është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës për duelin ndaj Romës.

Dueli Roma – Milan luhet të shtunën në orën 18:00 dhe i takon xhiros së 32-të të elitës së futbollit italian.

Francezi 36-vjeçar ka qenë një prej lojtarëve më të mirë te Milani në këtë edicion, me 13 gola të shënuar e gjashtë asistime në 38 paraqitje në këtë sezon.

Giroud nuk luajti në dy ndeshjet e fundit, por për 68 minuta dha kontribut në Ligën e Kampionëve në fitoren ndaj Napolit. Ai vuante nga lëndimi në pulpë.