Olivier Giroud është larguar nga Përfaqësuesja e Francës për shkak të lëndimit që ka pësuar në nyjën e këmbës.
Tani Milani është me frikë se kundër Interit në derbi, mund të jetë pa sulmuesin francez.
Ndeshja Inter – Milan luhet më 16 shtator.
Sulmuesi 36-vjeçar u detyrua të largohej nga fusha në duelin kualifikues për Euro 2024 ndaj Irlandës, në minutën e 26-të.
Ai dukej i mërzitur teksa qëndronte në bankën rezervë me akull mbi nyjën e këmbës së dëmtuar.
Trajneri Stefano Pioli si zëvendësues të tij e ka Noah Okaforin dhe Luka Joviqin.