Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani kërkon zëvendësues për Giroudin

Sulmuesi 37-vjeçar, Olivier Giroud, pritet të largohet nga Milani për t’u transferuar në një skuadër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për sulmuesin shtatlartë interesim kanë shprehur disa klube të rëndësishme të kampionati MLS. Por francezi ende nuk ka vendosur se cilës skuadër do t’i bashkohet në verë. Megjithatë, largimi i tij është i pashmangshëm nga Milani, shkruajnë mediume të ndryshme në Itali.

Ai luan rol të rëndësishëm në skuadrën kuqezi. Ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 36 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion. Me Milanin ka kontratë deri në verë. Pjesë e Milanit është prej vitit 2021.

Artikuj të ngjashëm