Sulmuesi Olivier Giroud mund të jetë mungesa e madhe te skuadra e Milanit për duelin kundër Napolit, ka bërë të ditur “Calciomercato” të hënën.
Bëhet e ditur se francezi ka një lëndim të nyjës së këmbës dhe nuk është stërvitur fare me pjesën tjetër të ekipit ditët e fundit. Madje, ai pritet mos të aktivizohet fare te Milani për ndeshjen kundër Napolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Milani e ka fituar 1:0 ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Napolit, ndërsa të martën e luan duelin e kthimit në udhëtim. Kjo ndeshje nis në orën 21:00, ndërsa francezin Giroud te Milani në sulm pritet ta zëvendësojë kroati Ante Rebiq apo belgu Divock Origi.
36-vjeçari Giroud, këtë sezon ka shënuar 12 gola në të gjitha garat, prej të cilëve 4 i ka në Ligën e Kampionëve.