Futboll

Milan – Roma, derbi i xhiros së dhjetë në Serie A

AC Milan

Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Romës vlerësohet të jetë derbi i xhiros së dhjetë në Serie A.

Ky ballafaqim do të luhet të dielën nga ora 20:45 në “San Siro”.

Të dy skuadrat e kanë nisur mirë edicionin 2025/26. Roma ka 21 pikë në vendin e dytë. 21 pikë i ka edhe Napoli që është në vendin e parë.

Milani ka tri pikë më pak në pozitën e katërt.

“Kuqezinjtë” janë të pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Kanë tri barazime dhe gjashtë fitore.

Ndërkohë Roma në dhjetë ndeshjet e fundit ka katër humbje dhe gjashtë fitore.

Milani ka pësuar tri humbje në gjashtë përballjet e fundit ndaj Romës.

Milani ka shënuar shtatë gola në pesë ndeshjet e fundit në elitë. 

Shtatë nga tetë fitoret e Romës këtë edicion në Serie A kanë qenë me një gol diferencë.

Janë zhvilluar plot 202 ndeshje mes Milanit dhe Romës. 85 fitore numëron Milani. Roma ka 54 fitore, kurse 63 ndeshje kanë përfunduar pa fitues.

Milanit pritet t’i mungojnë Adrien Rabiot, Christian Pulishiq dhe Pervis Estupinan. Ndërsa në dyshim është edhe sulmuesi Santiago Gimenez.

Skuadrës që drejtohet nga trajneri, Massimiliano Allegri, mund t’i kthehet mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, i cili ka qenë jashtë fushës për disa muaj për shkak të lëndimit.

Kampioni në fuqi, Napoli, të shtunën nga ora 18:00 e pret Comon e Mërgim Vojvodës.

Como ka 16 pikë në vendin e pestë.