Oliver Giroud është në dyshim për të luajtur në ndeshjen e parë të sezonit për Milanin kundër Udineses për shkak të një problemi në muskul.
35-vjeçari francez pati rol vendimtar në sezonin e fundit për skuadrën që drejtohet nga Stefano Pioli.
Milani e fitoi titullin e parë pas një dekade, ndërsa sulmuesi francez shënoi 11 gola në 29 paraqitje për “rossonerët”.
Titullar në vend të tij mund të jetë kroati Ante Rebiq.
Artikuj të ngjashëm