Sampdoria ka konfirmuar të mërkurën gjatë ditës se Marco Giampaolo është rikthyer në skuadër, duke nënshkruar kontratë për gjashtë muaj me opsionin e vazhdimit edhe për dy vjet tjera.
“Sampdoria e mirëpret Marco Giampaolon si trajner të skuadrës së parë deri më 30 qershor 2022, me opsionin e vazhdimit të kontratës deri më 30 qershor, 2024. Presidenti Marco Lanna, bordi i drejtorëve dhe i gjithë klubi i dëshiron fat trajnerit dhe stafit të tij”, shkruhet në njoftimin e Sampdorias.
Sampdoria e shkarkoi trajnerin Roberto D’Aversa më herët gjatë kësaj jave pasi ai mori vetëm 20 pikë në 22 ndeshje këtë sezon. Skuadra e Serie A është vetëm katër pikë mbi zonën që dërgon një rang më poshtë në futbollin italian.
Giampaolo 54-vjeçar rikthehet në “Marassi” pasi i kaloi tri vjet te kjo skuadër. I fitoi 49 ndeshje nga 123 sa ishte në krye të skuadrës.