Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sampdoria shkarkon trajnerin D’Aversa

Roberto D’Aversa më nuk është trajner i skuadrës së Sampdorias. Ekipi nga Serie A, të hënën ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit që ka ardhur shkaku i rezultateve të dobëta.

D’Aversa është shkarkuar një ditë para duelit të Sampdorias me Juventusin në kuadër të Kupës së Italisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sampdoria bën të ditur se Roberto D’Aversa është liruar nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë. Klubi e falënderon D’Aversan dhe stafin e tij për punën dhe profesionalizmin që e kanë treguar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e Sampdorias.

Pas 22 xhirove të zhvilluara në Serie A, Sampdoria ka tubuar vetëm 20 pikë dhe gjendet vetëm katër pikë larg zonës që sezonin tjetër dërgon në Serie B.

Në vend të D’Aversas, Sampdoria pritet ta rikthejë trajnerin Marco Giampaolo.