Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garë e veçantë e basketbollit, fituesi shkon në Washington

Për herë të parë në vend do të mbahet gara e basketbollit “Red Bull Reign”, fituesit e së cilës do ta përfaqësojnë Kosovën në finalen botërore të “Goodman League” në Washington D.C.

Kjo garë basketbolli përdor sistem të veçantë të rregullave sipas rregullores së FIBA-s, me sistemin e veçantë të vlerësimit, sistemit kumulativ. Ekipi me më së shumti pikë vazhdon përpara. Me më shumë se 25 shtete, ekipet nga 4 lojtarë garojnë në ndeshje 8 minutëshe.

Gara është e hapur për ekipe nga 3 deri në 4 lojtarë, të moshës 16+.

Gara zhvillohet sipas datave dhe qyteteve më poshtë:

12.05.2018 Prizren,Fusha e sportit Andrra 11:00

13.05.2018 Prizren, Fusha e sportit Andrra 11:00

17.05.2018 Prishtine, Fusha e sportit pranë Sallës 1 Tetori11:00

18.05.2018 Prishtinë, Fusha e sportit pranë Sallës 1 Tetori, 11:00

FINALJA KOMBËTARE :

26.05.2018 Prishtinë, Sheshi Zahir Pajaziti, 12:00

- Kualifikimet organizohen në formatin e raundeve. Raundi i parë do të përbëhen nga 12 ekipe të cilat do të përcaktohen me anë të shortit të hedhur. 8 ekipe me më së shumti pikë vazhdojnë në raundin e dytë.

- Në fazën e kualifikimeve do të marrin pjesë 24 ekipe (4 Grupe me nga 6 ekipe).

- Finalja Kombëtare mbahet në Prishtinë ku 8 ekipet fituese nga secili qytet do të ndeshën ndërmjet vete.

Në datë 26 Maj, Sheshi Zahir Pajaziti në orën 12:00 zhvillohet finalja Kombëtare e cila do të përcaktojë grupin fitues njëkohësisht dhe përfaqësuesen e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.{gallery}

Artikuj të ngjashëm