Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Che Bar, fitues i Red Bull Reign

Ekipi Che Bar do ta përfaqësoj Kosovën në Finalen Ndërkombëtare në Goodman League, Barry Farms - Washington D.C. ku do të paraqiten edhe shumë shtete tjera, pasi vikendin e shkuar triumfoi në turneun “Red Bull Reign” të mbajtur për herë të parë në Kosovë.

Të shtunën në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës është zhvilluar finalja e kësaj gare atraktive, ku u paraqitën tetë ekipe finaliste dhe u zhvilluan në total 13 ndeshje me shkathtësi dhe intensitet të lartë. Finalja e madhe u zhvillua ndërmjet ekipeve Che Bar dhe Shaolin, raporton “Koha Ditore”.

Image

Në fund, pas dhjetë minutave lojë, triumfoi ekipi Che Bar me rezultatin 7:4. Turneu i basketbollit “Red Bull Reign” që është mbajtur për herë të parë në Kosovë, ka nisur më 12 maj.

Faza e kualifikimeve është mbajtur në Prizren dhe Prishtinë, nëpërmjet të cilës janë përcaktuar tetë ekipet e finales së madhe kombëtare.

Artikuj të ngjashëm