Futbollistet e Kosovës U19 kanë fituar në miqësoren e dytë, të zhvilluar të enjten ndaj Malit të Zi.
“Dardanet” e reja fituan me rezultatin 4:1 në miqësoren që u zhvillua në Rozhajë.
Në duelin e parë, Kosova U19 e udhëhequr nga Albina Rahmani, kishte barazuar 2:2 të martën.
Eltina Bozhdaraj në minutën e 34-t, Alba Shabani në minutën e 46-të, Lorita Islami në minutën e 53-të dhe Islami sërish në minutën e tretë të kohës shtesë, shënuan golat e fitores.
Katarina Çadenoviq në minutën e 85-të e shënoi golin e vetëm për nikoqiret.