Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futboll, Kosova U17 mposht Malin e Zi

Futbollistet e Përfaqësueses U17 të Kosovës kanë shënuar fitore në miqësoren e parë kundër Malit të Zi me rezultatin 4:2.

Kjo ndeshje u zhvillua të martën në kampion nacional në Hajvali, ka njoftuar të martën Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Rita Feta (11’), Shenarta Bela (19’), Sahare Berisha (89’) dhe Albina Gegaj (90’) shënuan për fitoren e Kosovës.

“Dardanet” e reja, do të luajnë edhe një miqësore tjetër me Malin e Zi, ndeshje kjo që zhvillohet të enjten prej orës 11:00, po ashtu në kampin nacional në Hajvali.