Flamurtari ka shënuar fitore në derbin e Ligës së Parë të Grupit B ndaj Ulpianës.
Vendasit triumfuan me rezultat 3-1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoli i parë u realizua nga Flamurtari përmes Leart Eminit, i cili në minutën e 35-të realizoi për 1-0. Goli i barazimit erdhi në fillim të pjesës së dytë. Trimor Selimi realizoi në të 47-n për 1-1. Ndeshja më pas i takoi vendasve, ku Kallaba me një autogol ia riktheu epërsinë Flamurtarit në 2-1 dhe një gabim në mbrojtjen mysafire në të 81-n, përfundoi me gol për rezultatin 3-1.
Me këtë fitore, Flamurtari ka 34 pikë dhe gjendet në pozitën e dytë, derisa Ulpiana është në të parin, me 37 sosh.
Këtë ndeshje e transmetoi direkt Kohavisioni.