Sport

Ulpiana fiton pas tetë ndeshjeve

Ulpiana e ka shënuar fitoren e parë në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll. Ekipi nga Lipjani e ka mposhtur Drenicën me rezultatin 3:1. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe i takoi xhiros së 22-të të elitës së futbollit kosovar.

Ky ishte triumfi i parë i Ulpianës pas tetë ndeshjeve dhe më i thelli këtë sezon. Golat e fitores për lipjanasit që po drejtohen nga trajneri Edlir Tetova i shënuan Iran Goncalves nga gjuajtja e lirë (29’), Silvestre Shkalla (54’) dhe Trimror Selimi (87’). Ermir Rezi i Ulpianës ka humbur një penalltia në kohën shtesë. Ai qëlloi tërthorësen. Ndërkaq, golin e vetëm për Drenicën e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 96-të. Azem Bejta i drenicasve u ndëshkua me karton të kuq në kohën shtesë. Me këtë fitore, Ulpiana ka arritur në kuotën e 22 pikë dhe renditet në vendin e tetë me një më shumë se Dukagjini që është i nënti. Drenica është e pesta me 28 pikë.