Flamurtari ka arritur ta mposht 2 Korrikun me rezultat 3:1, në derbin kryeqytetas që u transmetua ekskluzivisht në KTV. Takimi u zhvillua në kuadër të xhiros së 24-të të Ligës së Parë (B) në Kosovë.
Flamurtari kaloi herët në epërsi, kur sulmuesi Sullqaku shfrytëzoi gabimin e portierit Neziri për të shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 11-të.
Skuadra kuqezi shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi dyshifrore, pasi në minutën e 39-të Mërgim Boshnjaku realizoi një gol mjaft të bukur.
Mysafirët u kthyen në lojë me golin e kapitenit Andi Oruqi në minutën e 64-të, por pesë minuta para fundit, Kone vulosi rezultatin përfundimtar 3:1.
Me këtë fitore, Flamurtari barazon pikët me lideren Ulpiana, me nga 43 sosh. Ulpiana aktualisht është duke zhvilluar ndeshjen ndaj KEK-ut.
2 Korriku në anën tjetër ka 36 pikë në vendin e tretë.