Feronikeli e ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme kundër Trepçës ’89, në ndeshjen e javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ekipi nga Drenasi triumfoi në derbin e mbijetesës përballë 89-shit me rezultat 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolat e fitores për Feronikelin i shënuan kapiteni Lapidar Lladrovci në minutën e 64-t dhe, Marko Simonovski nga penalltia (88) dhe Albert Dabiqaj (90+4).
Skuadrën e “Niklit” e drejtoi, Faruk Elshani, i cili e zëvendësoi të shkarkuarin Klodian Duro.
Me këtë triumf, Feronikeli tani ka kaluar në vendin e gjashtë me 38 pikë. Kurse Trepça ’89 ka zbritur në pozitën e tetë me 36 pikë.