“Kam kënaqësinë të ju njoftoj me emrat më të ri që zbarkojnë në FC Feronikeli 74!. Pjesa e parë...”, ka shkruar të shtunën në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i skuadrës nga Drenasi, Erlind Krasniqi, teksa ka prezantuar 13 lojtarët e rinj të klubit më të ri të Superligës.
Më poshtë, udhëheqësi i Feronikelit 74 ka postuar emrat e futbollistëve të rinj, të cilët do ta mbajnë veshur fanellën e ekipit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesë e skuadrës nga Drenasi për edicionin e ardhshëm në elitën e futbollit të Kosovës do të jenë Lapidar Lladrovci, Tun Bardhoku, Ahmet Haliti, Behar Maliqi, Robert Rrahmani, Adem Maliqi, Ibrahim Cërvadiku, Met Millaku, Alban Shabani, Shpresim Zogu, Granit Musa, Adnan Haxhaj dhe Amrush Bujupi.
Feronikeli 74, pavarësisht fuzionimit shumë të dyshimtë, ka arritur që ta sigurojë inkuadrimin në Superligën e Kosovës, pasi e fitoi Grupin A të Ligës së Parë.