Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Feronikeli 74 prezanton ish-reprezentuesin e Kosovës

Herolind Shala

Herolind Shala do të jetë futbollist i ri i Feronikelit 74. 

Prezantimi i Shalës nga klubi nga Drenasi u bë të enjten në mënyrë të veçantë.  Shala është 34-vjeçar ndërsa luan në pozitën e mesfushorit qendror. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai për Kosovën ka zhvilluar 27 ndeshje. 

“Unë jam Herolind Shala. Jam i lumtur që kam ardhur ta ndihmojë klubin e qytetit tim. Së bashku i arritëm qëllimet”, ka deklaruar Shala në prezantimin e tij. 

Shala e nisi karrierën te Tollnesi në Norvegji, ndërsa ka bërë karrierë edhe te Notoddeni, Oddi, Sparta Praga, Slovan Libereci, Kasimpasha, Lyngby, Start, Valerenga, Stabaek, Erzurumspori e Partizani i Tiranës.

Feronikeli 74 në Ligën e Parë, që është kategoria e dytë e futbollit kosovar, zë pozitën e katërt me 43 pikë. Është dy pikë larg Trepçës ’89, që është lidere.