Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitorja e dytë për Feronikelin 74, disfata e shtatë për Vushtrrinë

Feronikeli 74

Feronikeli 74 e ka regjistruar fitoren e dytë këtë edicion në Superligën e Kosovës. 

Feronikeli 74 të shtunën pasdite në kuadër të xhiros së shtatë e mposhti Vushtrrinë në shtëpi me rezultatin 3:1. 

Kreshimir Luetiq i shënoi dy golat e parë për skuadrën nga Drenasi në minutën e 38-të dhe të 64-t. 

Ndërsa golin e tretë e realizoi Lorik Dobratiqi në minutën e 68-të. 

Ndërkohë golin e vetëm për Vushtrrinë e shënoi Kreshnik Bahtiri në minutën e 70-të. 

Për Vushtrrinë ishte humbja e shtatë. Është në pozitën e fundit pa pikë. 

Feronikeli 74 ka gjashtë pikë dhe po ashtu është poshtë në tabelë.

Lexo përditësimet tjera
Feronikeli 74

Feronikeli 74 po fiton ndaj Vushtrrisë pas pjesës së parë

Feronikeli 74 është duke udhëhequr 1:0 pas pjesës së parë ndaj Vushtrrisë. Golin e epërsisë për...