Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Malisheva kthehet te fitorja, mposht Feronikelin 74

Malisheva kthehet te fitorja, mposht Feronikelin 74

Artikull i përditësuar - Malisheva është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll. 

Pas barazimit 1:1 me Drenicën javën e kaluar, Malisheva të shtunën pasdite në kuadër të xhiros së tretë e mposhti Feronikelin 74 me rezultatin 3:0. 

Në fitoren e Malishevës shkëlqeu Kreshnik Uka i cili i realizoi dy gola. 

Uka fillimisht e hapi serinë e golave në minutën e dhjetë. 

Golin e dytë e shënoi Laurent Xhylani nga penalltia në minutën e 24-t

Sulmuesi Uka e realizoi edhe golin e tretë në minutën e 56-të. 

Edhe Fitorja e dytë për Feronikelin 74, disfata e shtatë për Vushtrrinë Futboll Fitorja e dytë për Feronikelin 74, disfata e shtatë për Vushtrrinë

Për Malishevën ishte fitorja e dytë këtë edicion. 

Ndërsa për Feronikelin 74 ishte disfata e tretë radhazi.