Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitorja e dytë rresht për Malishevën

Malisheva ekipi

Malisheva e ka shënuar fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll.

Të dielën, Malisheva e mposhti Ferizajn në udhëtim me rezultatin, 2:0, në kuadër të xhiros së 15-të.

Dy golat skuadra e Malishevës i realizoi në pjesën e dytë.

Etnik Brruti e realizoi golin e parë në minutën e 54-t me asistim të Laurent Xhylanit.

Elom Nya-Vedji në minutën e 79-të shënoi për 2:0.

Edhe Prishtina e Re me fitore të madhe ndaj Malishevës Futboll Prishtina e Re me fitore të madhe ndaj Malishevës

Malisheva edhe xhiron e kaluar fitoi ndaj lideres Prishtinës me rezultatin, 2:0.

Për Malishevën kjo ishte fitorja e shtatë këtë edicion, krahas një barazimi dhe shtatë disfatave. Është ngritur në pozitën e pestë me 22 pikë.

Për Ferizajn kjo ishte ndeshja e katërt rresht pa fitore.

Ferizaj e zë vendin e parafundit me 15 pikë.


Malisheva e shënon golin e dytë ndaj Ferizajt

Malisheva e ka shënuar golin e dytë ndaj Ferizajt.

Për 2:0 realizoi Elom Nya-Vedji në minutën e 79-të. Golin e parë e realizoi Etnik Brruti.

Edhe Ferizaj mposht Malishevën me gol të minutave shtesë Futboll Ferizaj mposht Malishevën me gol të minutave shtesë

Ndeshja është e vlefshme për javën e 15-të të elitës së futbollit kosovar.


Brruti e kalon në epërsi Malishevën

Etnik Brruti ka realizuar gol në minutën e 53-të për ta kaluar në epërsi Malishevën ndaj Ferizajt.

Brruti shënoi me asistim të Laurent Xhylanit.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 15-të të elitës së futbollit kosovar.


Mbyllet pa gola pjesa e parë në Ferizaj

Është mbyllur pjesa e parë pa gola e ndeshjes ndërmjet Ferizajt dhe Malishevës.

Edhe Malisheva fiton ndaj Prishtinës së Re me gol të pjesës së parë Futboll Malisheva fiton ndaj Prishtinës së Re me gol të pjesës së parë

Pa gola pjesa e parë u mbyll edhe në ndeshjen që është duke u zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit.

Ndeshjet i takojnë xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.