Feronikeli 74 e ka regjistruar fitoren e dytë këtë edicion në Superligën e Kosovës.
Feronikeli 74 të shtunën pasdite në kuadër të xhiros së shtatë e mposhti Vushtrrinë në shtëpi me rezultatin 3:1.
Kreshimir Luetiq i shënoi dy golat e parë për skuadrën nga Drenasi në minutën e 38-të dhe të 64-t.
Ndërsa golin e tretë e realizoi Lorik Dobratiqi në minutën e 68-të.
Ndërkohë golin e vetëm për Vushtrrinë e shënoi Kreshnik Bahtiri në minutën e 70-të.
Për Vushtrrinë ishte humbja e shtatë. Është në pozitën e fundit pa pikë.
Feronikeli 74 ka gjashtë pikë dhe po ashtu është poshtë në tabelë.