Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eroll Salihu kritikon Agim Ademin: Nuk e njeh futbollin

Ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë se kryetari aktual i këtij institucioni, Agim Ademi, nuk e njeh futbollin.

Ai të dielën në emisionin “Sporti total” në KTV, tha se Ademi ka gabuar në shumëçka, përfshirë edhe me shkarkimin e seleksionuesit Bernard Challandes.

Ai tha se Federata humbi 300 mijë euro nga ky shkarkim.

“Unë kam qenë kundër,, sepse mbi 300 mijë euro i ka humbur Federata vetëm pse ia ka ndërprerë kontratën Bernard Challandesit. Jemi ngutur për gjashtë muaj, por kur dëshiron të shitësh mend e nuk e njeh futbollin, ndodhë kjo”, ka thënë ai.

Salihu për shumë vite ishte pjesë e FFK-së dhe kontribuoi në ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar.

Edhe Eroll Salihu: Agim Ademit i ka ardhur fundi, Komiteti Ekzekutiv s’i ka punët mirë Sport Eroll Salihu: Agim Ademit i ka ardhur fundi, Komiteti Ekzekutiv s’i ka punët mirë