Akuzat e rënda të Eroll Salihut ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademit dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, janë pritur rëndë nga ky organ. Komiteti Ekzekutiv nuk ka dalë me ndonjë përgjigje për të mohuar akuzat e rënda të Salihut, por ka vendosur për ta dënuar atë.
Ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, të dielën në Sportin Total në KTV ka lëshuar mal akuzash ndaj Ademit dhe Komitetit Ekzekutiv që e drejton ai.
Komiteti është mbledhur të hënën, sipas një njoftimi të FFK-së, dhe ka vendosur për suspendim gjashtëmujor të Salihut.
Salihu, kontribuues i madh i futbollit kosovar, tani mban dy pozita tjera në Federatën e Futbollit të Kosovës.
“KE mori vendim për suspendimin për 6 muaj të z. Eroll Salihu, drejtor për çështje sportive dhe Këshilltar Senior Ligjor, pasi që i njëjti ka bërë shkelje të Kodit të Etikës si dhe ka shkelur urdhëresën e FFK-së, ku u ndalohet zyrtarëve të FFK-së të deklarohen për media pa marrjen e pëlqimit nga drejtuesit e FFK-së”, thuhet në njoftim.
-
Eroll Salihu: Agim Ademit i ka ardhur fundi, Komiteti Ekzekutiv s’i ka punët mirë
-
Eroll Salihu nuk e pranon vendimin e KE të FFK-së, thotë se është hakmarrje e Agim Ademit
-
FFK-ja e largon nga puna Eroll Salihun
-
Eroll Salihu flet “pa dorëza” për zhvillimet në FFK
-
FFK-ja kërkon shkarkimin e Eroll Salihut nga KAS-i