Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon me dënime ndaj atyre që e kanë kritikuar publikisht.
Kështu të enjten Komiteti Ekzekutiv i FFK-së vendosi që ta largojë nga puna Eroll Salihun, njërin prej figurave më të njohura të Federatës. Salihu për kohë të gjatë ishte sekretar i përgjithshëm i FFK-së, ndërsa pas konfliktit të vazhdueshëm me Agim Ademin kaloi në pozitën e drejtorit sportiv dhe Këshilltarit të lartë ligjor. Por as këto pozita nuk i mban më.
Salihu për një kohë ishte i suspenduar, ndërsa tani, sipas një vendimi të KE të FFK-së, nuk është në marëdhënie pune me federatën.
“KE pas shqyrtimit të shkeljeve disiplinore nga ana e Eroll Salihut, drejtor sportiv dhe Këshilltar i lartë ligjor, mori vendim që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe i njëjti do të njoftohet në formë të shkuar”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
-
UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin
-
FFK-ja reagon pas akuzave publike për kurdisje të ndeshjeve
-
Ferizaj e shkarkon trajnerin para ndeshjeve vendimtare
-
Pa asnjë votë kundër, Agim Ademi rizgjidhet kryetar i FFK-së
-
Më 5 shkurt Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, Agim Ademi kërkon edhe një mandat