Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një komision i FFK-së refuzon ankesën e Eroll Salihut

Komisionet e Federatës së Futbollit të Kosovës vazhdojnë të merren me Eroll Salihun, ish-sekretarin e përgjithshëm të FFK-së.

Salihu ka paraqitur ankesë ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor, por ajo i është refuzuar nga Komisioni për Ankesa. Këtë Komision e përbëjnë Sitki Baftiu, Remzi Azemi e Bekim Behrami.

“Vërtetohet vendimi i Komisionit Disiplinor me të cilin Eroll Salihut i janë shqiptuar masa disiplinore – dënim në të holla prej 200 euro dhe dënim me ndalim në kryerjen e funksioneve si drejtor për çështje sportive dhe Këshilltar i lartë ligjor i FFK-së në kohëzgjatje prej gjashtë muaj”, shkruan në vendimin e Komisionit për Ankesa.

Vendimi është marrë të martën. Sipas arsyetimit, Eroll Salihu “në asnjë rrethanë nuk ka prezantuar fakte relevante që ky komision do t’i kishte ballafaquar në secilin pretendim të tij”.

Vendimi i Disiplinorit, i vërtetuar edhe nga shkalla e dytë tashmë, nuk është i vetmi i organeve të FFK-së ndaj Eroll Salihut. Më 28 prill, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mori vendim që Eroll Salihut t’i ndërpritet marrëdhënia e punës.

Edhe Tjetër dënim i FFK-së ndaj Eroll Salihut Sport Tjetër dënim i FFK-së ndaj Eroll Salihut

Salihu është dënuar, përkatësisht është përjashtuar nga puna për shkak të kritikave publike ndaj Agim Ademit dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së. Organet e federatës kanë konstatuar se ai ka bërë shkelje disiplinore.

Komisioni për Ankesa ka refuzuar edhe ankesën e Valon Zymberit, drejtorit sportiv të Dritës. Edhe Zymberi është gjobitur me 200 euro dhe i është ndaluar kryerja e funksioneve për gjashtë muaj.