Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Australia fiton në hapje të Botërorit për futbolliste

Pas Zelandës së Re, edhe Australia ka shënuar fitore në ditën e parë të Botërorit për futbolliste. Zelanda e Re dhe Australia janë nikoqire të Botërorit.

Australia mposhti Irlandën e Veriut me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm nga penalltia e shënoi Stephanie Catley. Ajo shënoi golin në minutën e 52-të.

Australia është në Grupin B së bashku me Irlandën e Veriut, Kanadanë dhe Nigerinë.