Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

SHBA-ja me fitore bindëse në Botëror

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë nisur me fitore Kupën e Botës për futbolliste që po organizohet në Zelandën e Re dhe në Australi.

SHBA-ja të shtunën fitoi ndaj Vietnamit me rezultatin 3:0, në Auckland të Zelandës së Re. Futbollistet amerikane, të cilat po e kërkojnë triumfin e tretë rresht në Botëror, shënuan që në minutën e 14-të me Sophia Smithin, që u asistua nga Alex Morgan.

Por Morgan në minutën e 43-të e humbi mundësinë të shënonte vet nga penalltia.

E pagabueshme, Smith ishte edhe në minutën e shtatë shtesë në pjesën e parë për 2:0.

Smith më pas asistoi për mesfushoren Lindsey Horan, që shënoi për rezultatin final, 3:0. Ndeshja i ka takuar Grupit E, ku janë edhe Portugalia dhe Holanda. Vietnami debuton në botëror.

Artikuj të ngjashëm