Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Australia mposht bindshëm dhe eliminon Kanadanë

Futbollistet e Australisë kanë mposhtur 4:0 Kanadanë në ndeshjen e fundit të grupit për ta eliminuar nga Kampionati Botëror. Në duelin e Grupit B, të zhvilluar të hënën, Australia triumfoi me rezultatin 3:0 në Melbourne.

Dy gola të shënuar në pjesën e parë nga Hayley Raso dhe dy të tjerë në pjesën e dytë nga Mary Fowler e Steph Catley, i dhanë Australisë fitoren e rëndësishme në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Australia ka avancuar në fazën nokaut si lidere e Grupit B me 6 pikë të mbledhura pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

Ndërkohë, Kanadaja që regjistroi humbjen e parë në Botëror, përfundoi e treta me katër pikë të mbledhura.

Humbja e Kanadasë i ka mundësuar Nigerisë që të përfundoi e dyta në grup me 5 pikë të mbledhura, pasi në ndeshjen e fundit luajti pa gola kundër Irlandës.

Irlanda përfundoi e fundit në tabelë me vetëm një pikë.

Artikuj të ngjashëm