Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Australia mposht Japoninë dhe kalon tutje

Australia e ka fituar ndeshjen vendimtare të Grupit E të Kupës Botërore në basketboll. Të martën në Okinawa të Japonisë, Australia mposhti Japoninë me rezultat 109:89.

Me dy fitore e një humbje, Australia përfundoi e dyta në grup dhe avancon në raundin e dytë. Japonia u rendit e treta me një fitore e dy humbje dhe luan për plasman nga pozitat 17 deri 32. Nga ky grup ka avancuar edhe Gjermania, ndërsa është eliminuar Finlanda.

Australianët kanë dominuar nga fillimi dhe nuk kanë lejuar të befasohen nga nikoqirët e Botërorit. Xavier Cooks udhëhoqi Australinë me 24 pikë e 16 kërcime. 26 pikë e 11 asistime i kishte Josh Giddey. Japonisë nuk i kryen punë 33 pikët e Joshua Hawkinsonit.

Republika Dominikane ka mposhtur Angolën me rezultat 75:67 për ta fituar Grupin A.

Egjipti e mposhti Meksikën me rezultat 100:72, ndërsa Franca fitoi ndaj Libanit me shifrat 85:79. Franca megjithatë është eliminuar.