Përfaqësuesja e Nigerisë e ka fituar ndeshjen e dytë të Grupit B përballë nikoqires së Botërorit për futbolliste, Australisë.
Nigeria të enjten fitoi me rezultatin 3:2, në ndeshjen që u zhvillua në Brisbane të Australisë.
Emily van Egmond kaloi australianet në epërsi në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë.
Pesë minuta më vonë në kohën shtesë po ashtu, Uchenna Kanu, i barazoi shifrat në 1:1.
Osinachi Ohale kaloi Nigerinë në epërsi 2:1, në minutën e 65-të, ndërsa Asisat Oshoala, shënoi për 3:1, në minutën e 72-të.
Australia e shënoi edhe një gol në minutën e 10-të të shtesës me mbrojtësen Alanna Kennedy.
Grupit B i prijnë Nigeria dhe Kanadaja me nga katër pikë në dy ndeshje.
Australia është e treta me tri pikë, ndërsa Republika e Irlandës është në vendin e fundit, pa pikë.