Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Australia mposhtet nga Nigeria

Futbollistet e Australisë janë mposhtur në shtëpi nga Nigeria për ta regjistruar humbjen e parë në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror. Të enjten në “Brisbane Stadium”, Australia pësoi disfatë të ngushtë me rezultatin 3:2 nga Nigeria në kuadër të Grupit B.

Me këtë humbje, Australia ka mbetur në kuotën e tri pikëve dhe zë vendin e tretë në grup pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

Nigeria ka tubuar 4 pikë sa i ka edhe Kanadaja, më të cilën ndajnë dy vendet e para, ndërsa Irlanda mbetet e fundit pa asnjë pikë. Edhe pse Australia kaloi e para në epërsi, Nigeria reagoi dy shënuar tri herë për ta siguruar një fitore të rëndësishme në kuadër të kësaj faze.

Artikuj të ngjashëm