Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Kanadaja avancon me gol të minutave shtesë

Kanadaja

Kanadaja ka dominuar në fushë. Por veëm në minutat shtesë shënoi gol për fitore 1:0 ndaj Afrikës së Jugut.

Ishte kjo ndeshja e parë e fazës nokaut të Kupës së Botës, përkatësisht e 1/16 të finales. 

Kanadaja është bërë përfaqësuesja e parë që është kualifikuar në 1/8 e finales. 

Ndonëse nikoqire e Botërorit, Kanadaja e luajti në Kaliforni ndeshjen e parë të raundit nokaut. 

Stephen Eustaquio e shënoi golin e fitores dhe kualifikimit për Kanadanë në minutën e 92-të. Ai realizoi me goditje të saktë nga distanca, pas një topi të dëbuar nga mbrojtja e përfaqësueses jug-afrikane. 

Kanadaja i kishte plot 12 gjuajte në drejtim të portës së Afrikës së Jugut, prej tyre shtatë të sakta.

Edhe Kanada shënon gol në minutat shtesë Botërori 2026 Kanada shënon gol në minutat shtesë

Ndërkohë vetëm një prej gjashtë gjuajtjeve të Afrikës së Jugut shkoi në kornizë të portës së Kanadasë.

Kanadaja vetëm për herë të tretë po paraqitet në Botëror. Dhe për herë të parë ka kaluar grupin. Tani e ka kaluar edhe kundërshtarin e parë në fazën nokaut.

Lexo përditësimet tjera
Botërori 2026

Afrika e Jugut 0-1 Kanadaja