Kanadaja dhe Maroku do të përballen të shtunën në Houston nga ora 19:00, në ndeshjen e parë të 1/8 të finales të Kupës së Botës.
Kanadezët shpresojnë që mbrojtësi i krahut të majtë, Alphonso Davies, të jetë plotësisht i gatshëm për lojë.
Davies luajti në ndeshjen ndaj Afrikës së Jugut dhe 25-vjeçari kishte rol në fitoren 1:0. Golin në kohën shtesë e shënoi Stephen Eustaquio.
Njëra prej tri nikoqireve të Botërorit, Kanadaja, përballë e ka përfaqësuesen shumë të fortë afrikane, Marokun.
Maroku u kualifikua në fazën e dytë nokaut pas fitores në penallti ndaj Holandës. Maroku është gjysmëfinalist i Botërorit të kaluar.
Maroku me plot sukses u përball në fazën grupore edhe me Brazilin dhe vlerësohet favorit përballë Kanadasë.