Sulmi i Francës ka qenë sërish efikas në momentet vendimtare dhe e theu dy herë mbrojtjen e Marokut në pjesën e dytë.
Franca të enjten mbrëma në Boston fitoi 2:0. Ishte ndeshja e parë e çerekfinales së Kupës së Botës, ndërsa ishin francezët që bënë vend në gjysmëfinale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani Franca në gjysmëfinale e pret fituesen e ndeshjes Spanja – Belgjika. Kjo ndeshje luhet të premten nga ora 21:00.
Portieri Yassine Bounou i Marokut pati paraqitje mbresëlënëse në pjesën e parë duke bërë shumë pritje. Madje e ndali edhe tentimin e Kylian Mbappes nga penalltia e minutës së 28-të. Por, Bounou nuk arriti që ta ndal gjuajtjen e fuqishme të Mbappes në minutën e 60-të që shënoi për 1:0. Për të ishte goli i tetë në këtë Kupë të Botës, sa ka edhe Lionel Messi i Argjentinës.
Mbappe e përgatiti edhe golin e dytë të Francës, që u shënua nga Ousmane Dembele. Mbappe pasoi për fituesin e “Topit të Artë”, i cili gjuajti bukur për 2:0, në minutën e 66-të. Mbappe më pas e la fushën i lënduar, në minutën e 77-të.
Maroku tentoi të kthehej në lojë, por e pati të pamundur.
Maroku eliminohet nga Botërori, ndërsa suksesi më i madh mbetet gjysmëfinalja e vitit 2022 në Katar. Edhe në atë Botëror, Maroku u mposht nga Franca 2:0.