Nikoqirja e Botërorit për futbolliste, Australia, e ka mposhtur Francën dhe ka kaluar në gjysmëfinale të turneut për herën e parë.
Australianet të shtunën në “Suncorp Stadium” në Brisbane të Australisë, fituan me rezultatin 7:6 pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën pa gola.
Cortnee Vine e shënoi penalltinë vendimtare për Australinë, pasi paraprakisht, Vicki Becho, e qëlloi shtyllën pingule.
Portieria austrlaiane, Mackenzie Arnold, priti katër penallti, në ndeshjen që u zhvillua para afër 50 mijë tifozëve.