Futbollistet e Anglisë kanë siguruar paraqitjen në çerekfinale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.
Anglia, të hënën e ka eliminuar me vështirësi Përfaqësuesen e Nigerisë në 1/8 e finales.
Në duelin e luajtur në Brisbane, Anglia ka triumfuar me rezultatin 4:2 me penallti pasi koha e rregullt dhe vazhdimet, kanë përfunduar pa gola.
Katër prej pesë futbollisteve të Anglisë ishin të sakta nga pika e bardhë, ndërsa nigerianet i humbën dy prej katër penalltive në këtë ndeshje të fazës nokaut.
Në çerekfinale, Anglia do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër të 1/8 ndërmjet Kolumbisë dhe Xhamajkës, që zhvillohet të martën.