Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anglia kualifikohet në finale të Botërorit, mposht Australinë

Përfaqësuesja e Anglisë është kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror për femra që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re. Anglia avancoi në finale, pasi të mërkurën e mposhti Australinë në gjysmëfinale me rezultatin 3:1, në duelin e luajtur në Sydney.

Për Anglinë, kjo është hera e parë që do të paraqitet në finale të Botërorit pasi suksesin më të madh deri më tani e kishte vendin e tretë që e arriti në vitin 2015.

Në pjesën e parë, Anglia shënoi një gol për të realizuar edhe dy të tjerë në të dytën për ta konfirmuar fitoren dhe kualifikimin në finale. Australia krejt çka arriti në këtë duel, ishte të shënoj gol në fillim të pjesës së dytë por që nuk mjaftoi për ta evituar humbjen. Në finale, Anglia do të përballet me Spanjën, që po ashtu për herë të parë po e kërkon titullin e botës. Ndeshja finale do të luhet në Sydney të dielën, ndërsa një ditë më herët, Australia do të përballet me Suedinë në ndeshjen për vendin e tretë që zhvillohet në Brisbane.