Futbollistet e Spanjës janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.
Në ndeshjen e parë çerekfinale të luajtur të premten, Spanja e eliminoi Përfaqësuesen e Holandës.
Dueli i zhvilluar në Wellington të Zelandës së Re, u mbyll me rezultatin 2:1 për Spanjën por pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt përfundoi me shifrat 1:1.
Futbollistet spanjolle dominuan gjatë ndeshjes dhe arritën që për herë të parë të avancojnë në gjysmëfinale të Botërorit.
Pjesa e parë, përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën, të dyja ekipet shënuan nga një gol për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. Golin e fitores për Spanjën, e shënoi rezervistja Salma Paralluelo në minutën e 111-të.