Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Spanja mposht Holandën në penallti

Spanja

Spanja ka mposhtur Holandën në penallti për të bërë vend në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Portieri Unai Simon ndali penalltinë e Donyell Malenit në serinë e gjashtë, ndërsa Pedri shënoi për Spanjën për kualifikim.

Në penallti spanjollët fituan 5:4.

Merino, Torres, Garcia, Baena dhe Pedri realizuan për Spanjën, ndërsa dështoi vetëm Lamine Yamal, goditjen e të cilit e priti portieri holandez.

Për Holandën nga pika e bardhë të saktë ishin Van Dijk, Koopmeiners, Simons e Taylor. Lang goditi traversën, ndërsa goditjen e Malenit e ndali portieri spanjoll.

Edhe De La Fuente: Futbollistët duan vetëm të fitojnë Futboll De La Fuente: Futbollistët duan vetëm të fitojnë

Pas kohës së rregullt rezultati ishte 2:2, njëjtë si i ndeshjes së parë. Pas vazhdimeve rezultati ishte 3:3 dhe kështu ndeshja u vendos në penallti.

Mikel Oyarzabal shënoi dy golat e Spanjës në kohën e rregullt. Për Holandën shënuan Memphis Depay e Ian Matsen.

Në vazhdime, për Spanjën shënoi Yamal e për Holandën, Xavi Simons.


Spanjë – Holandë shkon në penallti

Ndeshja mes Spanjës dhe Holandës do të vendoset me penallti. Në vazhdimet nga 15 minuta të dy përfaqësueset e realizuan nga një gol. Fillimisht Lamine Yamal shënoi për 3:2 në të mirë të Spanjës në minutën e 103-të. Ndërkohë Xavi Simons shënoi penallti për Holandën në minutën e 109-të.

Koha e rregullt përfundoi 2:2, rezultat që ishte edhe në ndeshjen e parë.


Shkon në vazhdime ndeshja Spanja – Holanda

Spanja e Holanda po barazojnë 2:2 pas 90 minutave lojë në Valencia.

Edhe Supersfida Holanda – Spanja mbyllet baras Futboll Supersfida Holanda – Spanja mbyllet baras

Me rezultat të njëjtë përfundoi edhe ndeshja e parë. Kështu, fituesi i kësaj sfide do të vendoset në vazhdime.

Ndeshja i takon çerekfinales së Ligës së Kombeve.