Spanja po dëshmon pse është kampione e botës. Pasi mposhti Anglinë, Spanja të martën shënoi plot katër gola në fitore ndaj Kroacisë.
Fitoren 4:1, spanjollët e siguruan në Sevilla. Ndeshja i takoi Grupit A3 të Ligës së Kombeve.
Lamine Yamal shënoi që në minutën e dytë për Spanjën. Dion Beljo barazoi në 1:1 në minutën e 29-të. Por menjëherë në minutën e 31-të Marc Pubill shënoi për 2:1.
Yamali shënoi gol tjetër në minutën e 63-të, kurse për 4:1 realizoi Nico Williams në minutën e 89-të.
Pos dy golave, Yamal e kishte edhe një asistim.